Një kolonë e madhe automjetesh të blinduara ruse kaloi pranë korrespondentit të CNN Frederik Pleitgen këtë të shtunë, duke u drejtuar drejt territorit ukrainas dhe qytetit të Kharkiv.

“Kjo është ajo që ne kemi parë gjatë gjithë ditës, shumë nga kjo pajisje e rëndë ka lëvizur drejt vijës së frontit,” raportoi ai nga afër Belgorod.

Ai tha gjithashtu se ai dhe ekipi i tij kanë dëgjuar më shumë raketahedhës që po shpërthejnë sot sesa në ditët e fundit. Më herët sot, një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se forcat ruse po përballen me “rezistencën më të fortë” ndaj pushtimit të tyre në pjesën veriore të Ukrainës përgjatë dy akseve: “poshtë drejt Kievit dhe përgjithësisht nga Belgorod drejt Khakriv”.

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se trupat e saj janë urdhëruar të sulmpjnë në çdo drejtim. Sipas ministrisë ruse sulmi rifillon, disa orë pasi ishte ndërprerë për kryerjen e negociatave me qeverisë ukrainase.

“Pasi pala ukrainase braktisi procesin e negociatave, sot të gjitha njësitë u urdhëruan të vazhdojnë sulmin në të gjitha drejtimet në përputhje me planin e operacionit”, tha ministria.