Pasditen djeshme, Donald Veshaj së bashku me vëllain e tij Romeon dhe këngëtarin Elgit Doda publikuan këngën më të re “Picasso”.
Që në vargjet e para të këngës fansat dyshuan se ajo i dedikohej ish partneres së tij moderatores Bora Zemani. Ka mjaftuar vetëm vargu “Ma tha truri për me t’puth” që të kthente fansat kujtimin nga puthja e Donaldit dhe Borës në Big Brother Vip.
Por në fakt një tjetër detaj u ka shpëtuar nga syri i fansave, bëhet fjalë për ambientet ku është xhiruar klipi. Treshja e kanë bërë videoklipin e këngës brenda muzeut të ikonografisë në Korçë, ambiente e të cilit të përcjellin idenë e një kishe.
Disa muaj më parë, Donaldi ka shprehur në BBV se ai dhe moderatorja janë takuar për herë të parë në kishë.