Albërie Hadërgjonaj i dha një mesazh publik aktorit Donald Veshajt. Teksa ishte një nga të ftuarat e autores dhe moderatores Luana Vjollca këtë të diel mbrëma në “Zemër Luana”, në një prej lojërave ishin vendosur fotot e vajzve dhe mbesave të Albërijes. Por rrota ndaloi tek Beatrix Ramosaj.
E vendosur përballë lojës “Ç’ka rrota, i mëson bota” praktikisht përballë familjarëve të saj dhe jo vetëm. Ndalesën e radhës kjo lojë e kishte tek mbesa e saj Beatrix Ramosaj për të cilën pyetja ishte: si duhet të jetë partneri i ardhshëm i Beatrix?
Albërija përgjigjet: Të ketë në krahë një burrë me ‘’rr’’ të fortë dhe jo një legen.
Këngëtarja e përsëriti disa herë përgjigjien duke lënë të nënkuptohet se është dashur pa dashur një “thumb” për aktorin Donald Veshaj, me të cilën mbesa e saj Beatrix pati një romancë që zgjati vetëm pak ditë brenda shtëpisë më të famshme të “Big Brother Vip”. Treshja Donald-Bora-Beatrix kanë qenë në qendër të vëmendjes nga mediat rozë. Pak pas përfundmit të BBVIP Veshaj u ribashkua me moderatoren e njohur Bora Zemanin. Disa prej ndjekësve të tyre nuk e kanë pritur mirë këtë ribashkim, duke e quajtur të padrejtë veprimin e aktorit pasi u akuzua se ishte duke bërë lojë me të dyja vajzat. Çifti po shijojnë lidhjen e tyre ndërsa nuk ngurrojnë të ndajnë me ndjekësit momente nga koha që kalojnë bashkë. Statuset në rrjetet sociale të Borës, Donaldit dhe Beatrix shpesh përkthehen nga fansat si sinjale, kunja, thumbime apo mesazhe të koduara.