
“Ky është turpi i rradhës. Të gjithë punonjësit e Bashkisë Kolonjë duke nisur nga Zv.Kryetari paskan qenë të pastrehë. Nisur nga ky turp dhe qokë e rradhës do nis kallëzim të ri në SPAK, i treti për këta abuzues të paskurupullt me pushtetin. Do vijë një ditë që do ti villni të gjitha, sa për Ilustrim.
Enea Jorgji – drejtor i ujësjellsit.
Bashkëshortja e Eneas është sekretare këshillit bashkiak.
Petro Kristo është drejtor pyjore,bashkëshortja punonjëse në Bashki.
Leonard Konica Administrator i Njësisë Administrative Leskovik.
Dhe gjithë të tjerët me rradhë”, shkruan Xhafa.
Sipas dokumenteve të mëposhtme, emrat tyre janë miratuar si pjesë e listës së personave që përfitojnë programe strehimi social nga kryebashkiaku Erion Isai. Isai aktualisht po hetohet nga Prokuroria e Posaçme, për dy çështje të tjera që lidhen me abuzime me fondet e rrugëve dhe një ujësjellësi në këtë bashki.
Kujtojmë se më 30 maj të vitit 2023, ai u pyet në SPAK, për një tender rruge, çështje për të cilën është kallëzuar nga Esmerald Xhafa, për dyshimin se ka kryer disa vepra penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “fshehje e pasurisë” dhe për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Në lidhje me këtë çështje, Isai u paraqit sërish në SPAK disa ditë më parë. Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme tha se në fakt kishte dhënë disa shpjegime shtesë për çështjen e vitit 2023, por nuk mund të jepte informacione për shkak të sekretit hetimor.