Për Armaldo Kllogjerin, Big Brother VIP Albania ka marrë një rrjedhë tjetër.

Maestro ka shkëputur çdo marrëdhënie me Luizin dhe tashmë është pozicionuar krah Oltës, madje ai e shikon atë si fituese të këtij edicioni.

Sot ai i bëri të ditur Oltës, se do ishte shumë i  lumtur nëse Big-n e fiton një femër e sidomos Olta.

“Për mua, vazhdo rrugën tënde, si të duash ti. Sipas cdo interesi tend personal ma beso. Unë dëshirë kam ta fitojë një femër Big Brother, e sidomos për mua ta fitosh ti do ishte kryevepër. Mos u ndiko nga kjo e, që të krijosh raporte. Është mision për mua. E kupton?”, shprehet Maestro.