Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Dafina ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa herë pas here ndan me fansat diçka edhe nga jeta e saj personale.
Së fundmi përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” ajo ka deklaruar që ka shtuar në peshë, duke treguar edhe arsyen.
E kjo peshë sipas këngëtares ka ardhur si shkak i pilulave të shtatzënisë .
“Kam shtuar peshë nga pilulat kundër shtatzënisë… ja… unë e thashë”, ka shkruar artistja.
Kujtojmë se Dafina tash e një kohë është në lidhje me DJ Geek, ku këtij të fundit i ka kushtuar edhe këngë.