Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë dy personazhet më të komentuar të showbizit në Shqipëri. Dyshja u komentua shumë për ndarjen e pazakontë dhe më pas për ribashkimin e tyre, të cilët ata nuk e kanë pranuar ende personalisht edhe pse fotot e tyre po bënë bujë të madhe.
Mirëpo, fotot e mëposhtme konfirmojnë edhe njëherë ribashkimin e Borës dhe Donaldit. Ata kanë nisur pushimet bashkë dhe janë në jug të vendit, konkretisht në Livadh.
Në fotot e mbërritura, Bora shihet në kafe me vëllain e vogël të binjakëve dhe më pas në një gomone, bashkë edhe me Donaldin, shkojnë në gjiret që janë më private.