Aktorja Arjola Demiri ka treguar të rejat në jetën private pas daljes nga Big Brother Vip.

E ftuar në “Pardon My French”, ajo shprehet se ajo është një femër e fortë dhe do në krah një mashkull dominant, ndërsa shton se dashuria dhe lidhjet sot janë bërë si fast-food.

“Ndoshta nuk jam unë ajo që dua. Kjo është e vërteta sepse femrat e vështira dhe të forta është e vështirë t’i përballosh. Unë i përkas edhe shenjës së Virgjëreshës këhtu që…
Pas një analize të gjatë se kush do të ishte partneri perfekt vjen në përfundimin që duhet të jetë një burrë i fortë dhe dominant. Dashuria dhe sistemi i lidhjeve janë bërë fast-food dhe nuk jam e interesuar për këto gjëra. Unë jam e interesuar për një mashkull të fortë që lufton përkrah meje. Rrugëtimi bëhet bashkë”, tha Arjola.