Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të martohen së shpejti! Lajmin e ka konfirmuar vetë blogerja, në “Goca dhe Gra” duke zbuluar edhe detaje të tjera nga dasma e shumëpritur. Armina tha se dita e kurorëzimit do të jetë në fund të shtatorit, por pa zbuluar ende datën.
“Unë i kam shpërndarë ftesat, kam filluar. Duhet të martoheshim  në 2020 por kishim pandeminë. Është në fund të shtatorit por datën do e zbulojmë pak më vonë. Ta lëmë pak si telenovelë”, tregoi ajo.

Më tej, Armina tregoi se fustanet i ka gati, pasi dasma e çiftit ishte planifikuar që në vitin 2020, por u shty për shkak të pandemisë. Ajo theksoi se stilistja britanike Vivienne Westwood ka qepur një fustan enkas për të.

“Fustanet e shkreta kanë qenë që 2020. Njëri prej tyre është bërë nga një stiliste e imja e preferuar dhe është enkas për mua, nga Vivienne Westwood. Tjetri është bërë nga një stilist shqiptar”, u shpreh blogerja.