Kryeministri Edi Rama u shpreh në kuvend se nuk do të kishte asnjë lloj tolerimi për të gjithë ata ndërtues të cilët kishin ndërtuar shtesa, duke theksuar se ose do t’u konfiskoheshin ose do të paguanin me vlerën e tregut për truallin e zaptuar.

Ndërsa nuk la pa ironizuar deputetin Gazment Bardhit, të cilit i tha se me paratë që do grumbulloheshin nga kjo politikë e qeverisë, do të hapeshin kurse leximi për deputetët e PD.

“Së pari askush të mos e cojë ndërmend të bëjë metra katrorë sepse do i dalë aq punë sa do ketë shumë stres. Në të gjitha metrat katrorë shtesë, përfituesit do jenë të pastrehët apo ata nga Unaza e Re që do të shpronësohen. Kjo do ndodhë shumë shpejt në Tiranë dhe në qytete të tjera nga rëra e plazhit deri tek qendra e qytetit. Nëse do ishin zgjidhur të gjitha, nuk do isha unë këtu. Prandaj jam këtu sepse keni nevojë për mua. Le ta ketë bërë kuish të dojë, nuk ka asnjë metër katror shtesë që nuk do i kthehet popullit shqiptar. Me paratë që do fitojmë nga këto shpronësime do hapim kurse leximi për ju”– u shpreh Rama.