Dea Mishel është banore në shtëpinë e “Big Brother VIP 2” këtë edicion. Blogerja në klipin prezantues u shpreh shumë e emocionuar për këtë eksperiencë të re. Megjithatë ajo e nisi aventurën e saj në Big Brother me një sfidë pasi ishte kyçur në një kuti.
“Unë jam Dea Mishel. Jam 27 vjeç, kam studiuar për arkitekturë, por kam eksperimentuar pak me prezantimin, aktrimin, në disa fusha dhe tani jam e emocionuar për këtë rrugëtim të ri. Jam këtu vetëm sepse jam e bukur. Difekti im më i madh është që jam shumë shpesh me vonesë dhe e kam pak të vështirë të fal, kur më lëndon dikush që dua. Nuk do e ndryshoja kurrë mënyrën si jam për t’i pëlqyer dikujt tjetër. Loja ime e preferuar është ajo me zemrat e njerëzve”, tha Dea.