Sipas shenjës së horoskopit, ky është defekti që urren çdo person.
Dashi: Vëmendja e tepërt. Nëse keni pranë një person të kësaj shenje më mirë mos e teproni me dhënien e vëmendjes sepse ai do ndihet keq.
Binjakët: Mungesa e humorit. Nëse një person nuk ka sens humori, do e acarojë së tepërmi një binjak.
Gaforrja: Hipokrizia. Me një person të kësaj shenje është më mirë të mos luash lojë të dyfishtë sepse nëse e kuptojnë do jetë fundi.
Luani: Mburrja. Ju duket e çuditshme? Në fakt është më mirë mos i mburreni shumë për ato çfarë keni një luani sepse ai nuk e duron dot këtë gjë/ Mundet ngaqë do të jetë përherë mbi të tjerët, por mos tentoni.
Virgjëresha. Ligësia. Një person të lig që nuk do të bëjë asnjëherë mirë virgjëreshat e urrejnë.
Peshorja: Kritikat e tepërta. Personat e kësaj shenje nuk i durojnë dot ata që gjatë gjithë kohës kritikojnë të tjerët pa menduar sesi janë vetë.
Akrepi: Llafet. Personat e kësaj shenje janë diskretë dhe duan të mbajnë disa sekrete. Kjo është arsyeja që ata nuk i durojnë dot ata që nuk dinë ta mbyllin gojës as një sekondë.
Shigjetari: Serioziteti. Nëse doni ta mbani pranë një shigjetar mos u tregoni serioze. Ai preferon gjithë kohës të argëtohet.
Bricjapi: Autoriteti. Personat kësaj shenje i urrejnë në maksimum ata që mundohen të jenë gjithmonë autoritarë.
Ujori: Gjykimi. Një person që gjykon të tjerët nuk mund të bëhet kur i afërt me një ujor.
Peshqit: Fjalët e kota. Personat e kësaj shenje i urrejnë ata që flasin bosh pa thënë asgjë.