Edhe sikur të jeni guximtarë dhe të fortë, nga diçka me siguri keni frikë.

Dashi: Frikë nga humbja e personit të dashur. Qoftë një ndarje apo një vdekje, dashët nuk duan kurrë të përballen me fundin e një lidhjeje të gjatë. Në fakt jeta është ë tillë dhe ata duhet të mundohen ta pranojnë realitetin.
Demi: Frikë nga kaosi. Personat e shenjës së demit janë ndër më të qëndrueshmit e zodiakut, prandaj kur diçka nuk ju shkon si duhet stresohen pafund, Kaosi i frikëson më shumë se çdo gjë tjetër në këtë jetë.
Binjakët: Frikë nga humbja. Binjakët kanë tendencë të jenë perfeksionistë, prandaj as që e mendojnë dhe as nuk mund ta pranojnë humbjen. Kjo lloj frike mund t’i bëjë ata edhe më të përkushtuar, por edhe mund t’iu trazojë shpirtin.

Gaforrja: Frikë nga të qenit të përjashtuar. Ndjeshmëria dhe përkujdesi i bën gaforret ndër më të butët dhe të ëmblit në botë. Edhe pse këto janë cilësi, ndonjëherë mund t’i mbajnë të tjerët larg. Pikërisht të ndjerit të përjashtuar dhe të lënë mënjanë i frikëson më shumë personat e kësaj shenje.

Luani: Frikë nga mediokriteti. Duke qenë se punojnë shumë luanët duan të arrijnë përtej asaj që të gjithë presin. Në momentet e shkëlqimit ata duan që miqtë dhe të afërmit t’i dallojnë e t’i përgëzojnë pasi kur nuk e marrin këtë ata lëndohen. në njëfarë mënyre frika nga mediokriteti i shoqëron ata gjithë kohës.

Virgjëresha: Frika nga të qenit i varur prej dikujt tjetër. Mbështetja tek tjetri është më shumë paqëndrueshmëri në jetën e virgjëreshave. Të qenit pranë personave të paorganizuar është ajo që i tremb më shumë ata.

Peshorja: Frikë nga shkaktimi i dhimbjes. Personat e shenjës së peshores\s janë shumë të dashur dhe përkujdesen përherë për tjetrin. Frika e tyre më ë madhe është të shkaktojnë dhimbje tek dikush pa e menduar dhe pa dashje.

Akrepi: Frikë nga intimiteti. Personat e shenjës së akrepit duken të parrëzueshëm dhe sikur nuk mund të lëndohen asnjëherë, por në fakt nuk është ashtu. Për këtë arsye ata kanë frikë t’i hapen dikujt dhe të afrohen shumë.

Shigjetari: Frikë nga humbja e pavarësisë. Shpirti i lirë dhe spontan i shigjetarëve është ai që i veçon nga të tjerët. Një shef kontrollues apo një partner dominues s\dhe kufizues është makthi i tyre.

Bricjapi: Frikë nga gjykimi publik. Personat e shenjës së bricjapit luftojnë fort për të realizuar ëndrrat e tyre dhe duan që të tjerët t’i vlerësojnë. Frika më e madhe e tyre është mospranimi dhe gjykimi i rezultateve që kanë arritur.

Ujori: Frikë nga dobësia. Personat e shenjës së ujorit duan t’i mbrojnë gjithmonë të tjerët dhe të jenë të fortë. Ata janë krenarë që e bëjnë këtë gjë dhe nga ana tjetër janë të besueshëm. Frika e tyre më ë madhe është të mos kenë kurajën dhe forcën për t’iu bërë ballë kundërshtarëve.

Peshqit: Frikë nga braktisja. Personat e shenjës së peshqve duan të jene gjithë kohës në komunikim me të tjerët dhe vetëm ideja se mund të lihen pas dore e të braktisen i tmerron.