Gwyneth Paltrow bëri një shaka të papritur për babain e Hailey Bierber, Stephen Baldwin, teksa ishte e ftuar në vlogun e modeles “Who’s in my Bathroom”.

“Kam bërë seks me babain tënd në një banjë”, tha papritur fituesja e çmimit Oscar, duke e lënë të tronditur bashkëshorten e Justin Bieber. Më pas aktorja e famshme pranoi se po bënte shaka në lidhje me deklaratën e saj.

Teksa 49-vjeçarja u shpreh se ka luajtur së bashku me 56-vjeçarin në një film, Hailye u habit dhe tha: “Uau, nuk e di unë këë”.

“Epo ishte një film i vogël i pavarur. Unë mendoj se isha 20 vjeçe, kështu që ishte shumë kohë më parë. Por ai ishe i madh. Ishte aq i këndshëm. Po, ishte e mrekullueshme”, tha më pas aktorja e famshme.

Ndërkohë Bieber u përgjigj: “Më pëlqen ta dëgjoj këtë. Imagjinoni sikur të kishin ndonjë histori horror. ‘Ai ishte i tmerrshëm! Ishte një makth të punoja me të!’”.

Këtu ndërhyn aktorja 49-vjeçare e cila thotë: “Kam bërë seks me babain tënd në banjë”. Por menjëherë Gwyneth u tërhoq shpejt nga deklarata e saj duke thënë: “Nuk e bëra! Nuk e bëra!”.



Leave a Reply