Për Sara Hoxhën flitet kudo në rrjete sociale dhe shtypin rozë, por ajo nuk kishte folur kurrë për veten. Partnerja e Ledri Vulës ishte e ftuar mbrëmë në “Goca dhe Gra”, ku foli për jetën e saj personale dhe planet e afërta në karrierë që me sa duket mbajnë logon e “Top Channel”.

Mamaja e Poem Blu së shpejti do të jetë pjesë e këtij televizioni. Një gjë është e sigurt, Sarën nuk do ta shohim në “Big Brother Vip Albania”. Nuk do shumë mend për të kuptuar arsyen, vajza e saj është ende e vogël dhe Sara kurrsesi nuk mund ta lëre vetëm për 3 muaj.
Lidhur me angazhimin e saj televiziv në fjalë, ajo u shpreh: “Jemi në diskutime për një projekt, dhe ka mundësi të bëhemi shumë shpejt komshije aty tek Topi, por nuk është akoma e sigurt. Nuk është akoma e sigurt, nuk kam akoma informacione të të jap, por nëse do bëhet do jetë diçka nice. Jo “Big Brother” se Poin nuk e le dot vetëm për tre muaj.”-tha ajo.