Gazetarja Anila Hoxha ka rrëfyer historinë e ekonomistit 35-vjeçar Jetnor Zhaboli, i cili u arrestua këtë të premte pasi kishte krijuar burg brenda shtëpisë për gruan dhe fëmijët. Të dy kishin lidhur kurorë para 12 vitesh, pas njohjes në Faktultetin e Ekonomisë. Nga dashuria e tyre, erdhën më jetë 2 fëmijë, por diçka ndryshoi. Ai kishte izoluar familjen e tij në banesë duke mos i lejuar të kenë kontakt me askënd jashtë saj. 1 vit më parë Jetnor Zhaboli la punën që kishte fituar në një institucion tatimor, pasi kishte frikë nga diçka.
“E bëj se na përgjojnë, duan të na vrasin,”-por duket se më shumë sesa frymë reale e gjitha ishte në kokën e tij. Gjithçka u zbulua kur vajza 9-vjeçari i tregoi fqinjës se çfarë ndodhte pas dyerve të mbyllura.
Nga Anila Hoxha
Ata u njohën në auditorët e Fakultetit Ekonomik. Ai si dhe ajo spikatën me rezultatet e larta. Lidhën kurorë 12 vite me parë. Sollën në jetë dy fëmijë. Gjithçka dukej perfekte së jashtmi, të pandashëm dhe të shoqëruar ngado me njëri-tjetrin.
Dukeshin në harmoni! Deri dje, kur “maskat” ranë dhe dera u hap. Ajo nuk kishte telefon. As rrjete sociale. Ai vetëm Instagram.
“Një dashuri e fortë ajo mes tyre” – shpjegon një nga miqtë e ciftit, jo shumë orë mbasi Jetnor Zh.,u arrestua për dhunë në familje dhe shkaktim të vetvrasjes të mbetur në tentativë të njeriut të zemrës. Policia konfirmon në mënyrën e saj , se e reja qëndroi gjatë në heshtje dhe duke mohuar izolimin Ngjan e pabesueshme – gati uleret – mikesha e gruas 35 vjecare. Të befasuarit nuk pranojnë dot versionin hetimor që tregon se si Jetnor Zh. , mbylli për gati një vit në banesë bashkeshorten, dy femijet dhe nënën. Se si iu vendosi kamera ngado , në korridor, dhomen e ngrenies dhe ne dhomen e gjumit. Si instaloi ne korridor bllokuesin e valeve te telefonit. Mbylli prizat.
“E bej se na përgjojnë, duan tna vrasin. E di unë që po” – shprehej Jetnori. Por me teper se sa nje xhelozi , ajo nga cfare vuante i riu ishin problemet e shendetit mendor , te pa diagnostifikuara nga familja. Prinderit vinin shpesh , nga Krasta sepse e kishin kuptuar që djali kishte probleme. Ne fillim qe xheloz. Pastaj u be paranojak . Dhe ne fund i dhunshem. Ja kështu – e shpjegojnë të njohurit e te dyve. Por thyerja e 35 vjecarit nisi një vit me parë. La punën. Punonte në nje institucion tatimor. Sepse kishte frikë nga dicka. Nga dicka që ishte vetem ne kokën e tij.
Me pas frikë nga përgjimet, frikë nga ata që duan te na bejne keq. Dhe u mbyllën. I mbylli.
Dilnin bashkë kur benin pazar – shpjegon fqinja. Kishim dëgjuar që grindeshin. Po shton policia- kërkuam të kuptonim cfare ndodhte aty, por gruaja nuk fliste. As nena e tij që erdhi tre ditë më parë. Deri sa femija 9 vjec foli. Femija tregoi se nena qante. Se e ema i përgjerohej që ti zbonte armiqtë nga koka. Ata grindeshin- pëshpëriti e vogla. Te tjerat ishin prova ne strehen e tyre. Kamera. Kontrolle gjithandej. Bllokues valesh. Letra ne formatin A4 , qe vajza dikur gazmore , i shkruante mes lotësh. Aty në shtëpinë e kqyrur me kamera dhe e mbyllur ne mes te kater mureve.
Rrefehej e zbraste shpirtin e lodhur. duke bere monolog mbi leter
“Çfare ka ndodhur me ty? pyeste e reja qe shkruante trishtimin e saj për ndryshimin e katerciptë të njeriut që deshi. Nuk kishte përgjigjje për të, familjes se saj po u ngushtoheshin horizontet si në një kuti konserve. Muret po i gllaberonin. Ndaj i kish thënë disa herë familjes “ po me ndodhi gjë , flisni mirë tek fëmijët për mua”… Ishte paralajmerim dhe thirrje për ndihmë! Kur policia trokiti ne deren e tyre, nëna e tij u përgjigj – e ka celesin djali. Ai u kthye ne banesë , i qete dhe i palexueshëm , mbase i bindur se skish bërë asgjë të ndaluar.
Për fat të gjithë jetojnë.
Ai përfundoi ne burg, sepse nuk e kuptuan që kishte nevojë për një mjek.