“Tronditja e një pushtimi në Ukrainë do të ndihej në të gjithë globin”, u tha kryeministri britanikë liderëve botërore në samitin e sigurisë në Mynih.

Boris Johnson deklaroi se duhet të tregoheshin plotësisht të sinqertë lidhur me situatën në Ukrainë duke mos e nënvlerësuar seriozitetin e momentit.

“Unë nuk i di qëllimet e Putinit, por sinjalet janë të zymta”, tha numri një i Doëning Street, i cili theksoi nevojën që aleatët të tregohen të bashkuar.

Duke e cilësuar këtë si një moment tepër të rrezikshëm të historisë, Johnson tha se lufta ishte në prag dhe paralajmëroi se do të kishte pasoja katastrofike për Ukrainën dhe të gjithë Europën.

Sakaq, presidenti ukrainas Volodimir Zelensky, i pranishëm në konferencën e Mynihut deklaroi pas një takimi me zëvendëspresidentet Kamala Harris se vendi i tij, donte paqen dhe jo luftën.