Del DOKUMENTI, Arbana Osmani do të shesë sufllaqe, qofte, salçiçe dhe makarona te Piramida që u tha se do të kthehej në qendër inovacioni

Shqipëria nuk ka VIP-a. Ka vetëm shërbëtorë të pushtetit që u imponohen qytetarëve përmes ekranit, të cilët shumica pa njohuritë e duhura dhe të tjerët të kërrusur nga lodhja e punës dhe e pamundësisë, hanë “llokum” spektaklet e shpifura që u serviren nga gjoja VIP-at, të cliët në fakt janë biznesmenë nga pas.

Arbana do t’i shesë këto pa taksa, pra pa TVSH, ndërkohë që çdo shqiptar i blen ushqimet me taksë 20 %.

Del DOKUMENTI, Arbana Osmani do të shesë sufllaqe, qofte, salçiçe dhe makarona te Piramida që u tha se do të kthehej në qendër inovacioni
Del DOKUMENTI, Arbana Osmani do të shesë sufllaqe, qofte, salçiçe dhe makarona te Piramida që u tha se do të kthehej në qendër inovacioni

Rasti më i fundit është i Arbana Osmanit, e cila pas shërbimeve të bëra ndaj Erion Veliajt ka arritur të marrë lejen për një fast food te kati -1 te Piramida pas investimit të 14 miliard lekëve dhe premtimit se ajo zonë në fakt do të kthehej në qendrën më të madhe të inovacionit në rajon.

Gazeta Jonë ka zbuluar dokumentin nga QKB ku thuhet specifikisht se Arbana do të hapë fast food, pastiçeri etj te Piramida, siç duket edhe në dokument.

Biznesni është hapur më datë 12 tetor,vetëm një javë më parë. Me sa duket Arbana dhe i shoqi kanë shërbyer mirë për të merituar një koncension kaq të madh nga Veliaj. /gazetajone