Gëzim Lazri, 56-vjeç, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti në Rrugë e Kombit ku makina e tij u përplas nga një automjet që drejtohej nga një shtetas malazez.
Lazri, punonjës i policisë në Mirditë, ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte lënë shërbimin.
Mësohet se ka qenë një manovër e gabuar e një mjeti tip “Chevrolet” që drejtohej nga malazezi shkaku që mund të ketë sjell aksidentin.
Bëhet me dije se shoferi malazez është plagosur dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.