Kjo është foto nga aksidenti që ndodhi orët e para të mëngjesit në aksin Laç-Mamurras në afërsi të Kurbinit.
Drejtuesi i mjetit Alban Miloti ka humbur kontrollin dhe makina ka përfunduar përmbys në arë. Aksidenti ndodhi rreth orës 5 e 50 minuta të mëngjesit të së dielës në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.
Nga aksidenti gjeti vdekjen Alban Miloti si dhe mbeti i plagosur Elvis Doçi. Ky i fundit u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Dy të rinjtë udhëtonin më një automjet tip “Volkswagen” me targë AA642IK, drejtuesi i së cilit humbi kontrollin dhe doli jashtë rruge.