Televizioni Syri Tv ka publikuar sonte një video që sipas interpretimit të këtij televizioni është një takim sekret mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës.
Në pamjet e marra nga kamerat e sigurisë shihet momenti kur Basha dhe Balla mbërrijnë në një apartament që sipas Syri Tv figuron pronë e një bashkëpunëtoreje të tij.
Është ora 18:04 minuta e pasdites së 3 dhjetorit të 2022 kur Lulzim Basha mbërrin me një automjet tip “Jeep” me targa AA 751 MO, makinë e njërit prej bashkëpunëtorëve të tij dhe jo e tij. Takimi është zhvilluar në kulmin e debatit për zhvillimet në PD, për vulën e demokratëve.
Në orën 18:04 minuta, Lulzim Basha futet në banesën e caktuar për takimin. Në 18:27 minuta, mbërrin edhe Taulant Balla. Taulant Balla largohet i pari, nga banesa ku u mbajt takimi, në orën 19:26 minuta, duke marrë ashensorin.
KNdërsa në orën 19:45 minuta, është Lulzim Basha ai që largohet nga apartamenti i mikes së tij, duke zbritur shkallët në këmbë. Syri Tv thotë ndër të tjera se Balla dhe Basha janë takuar edhe te resorti i Gjergj Lucës, si dhe në disa ambiente të tjera në Tiranë. As Balla dhe as Basha nuk kanë reaguar për këto pamje.