Gjykata e Posaçme dënon me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, i cili ishte nën akuzën “shpërdorim detyre”.
Tuci dhe ish-administratori i njësisë administrative Iballe, Ndoc Marku akuzohen për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘shkatërrim prone’, pasi kanë lejuar hapjen e një rruge prej 1.8 km gjatësi dhe 5 m gjerësi në zonën pyjore, nismë kjo e një subjekti privat.
Vlerësimet e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit flasin për një dëm prej më shumë se 2 milionë euro, të shkaktuar nga dëmtimi i terrenit dhe shpyllëzimi i sipërfaqes nga e cila është përfituar rruga e hapur privatisht.
Tucit i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike edhe për 5 vjet.