Ortaku i Mirel Mertirit , Shkelqim Rakipaj merr tenderin e pastrimit të Shkodrës , shfaqen hijet e skandalit Arben Ahmetaj dhe kompania Hermes

Bashkia Shkodër me në krye Benet Becin ka dhënë tenderin për pastrimin e qytetit me një vlerë rreth 1 miliard lekë me TVSH, i cili është fituar nga bashkimi i tre kompanive, ndërkohë që ALKO IMPEX e nipit të Sadri Abazit ka bërë të gjitha përpjekjet për t’u skualifikuar me qëllim që medoemos të shpallen fituese kompanitë që kanë si aksioner ish-ortakun e Mirel Mërtirit, pikërisht Shkëlqim Rakipajn.

Gazeta Jonë ka siguruar të dokumentet sipas të cilave Bashkia Shkodër kishte një font limit rreth 1 miliard e 70 milion lekë me TVSH për pastrimin e qytetit, ndërsa në fund të procedurës së dyshimte dhe plotë hije është shpallur fitues bashkimi i kompanive “KARL GEGA KONSTRUKSION”sh.p.k, – “ALB–KONSTRUKSION”sh.p.k – “COGREN ” sh.p.k . Të treja kompanitë kanë ofruar rreth 1 miliard e 60 milion lekë për pastrimin e Shkodrës ose më shumë se 98 për qind, një tregues i qartë i mungesës së konkurrencës në tender që baltos punën e Benet Becit që sapo ka nisur në Bashkinë Shkodër.

Ndërkohë, në të gjithë këtë cirk është nevojitur edhe një klloun dhe këtë rol e ka marrë përsipër kompania ALKO IMPEX që ka fituar shumë tenderë të tjerë të pastrimit të qyteteve në zona të ndryshme të vendit, por çuditërisht këtë herë sipas APP paska qenka “çmendur” dhe ka dhënë një ofertë më të lartë se fondi limit!

Ortaku i Mirel Mertirit , Shkelqim Rakipaj merr tenderin e pastrimit të Shkodrës , shfaqen hijet e skandalit Arbgen Ahmetaj dhe kompania Hermes
Ortaku i Mirel Mertirit , Shkelqim Rakipaj merr tenderin e pastrimit të Shkodrës , shfaqen hijet e skandalit Arben Ahmetaj dhe kompania Hermes

Tani, se si mund tëo frosh më shumë se fondi limit dhe të pretendosh të fitosh, këtë mund ta shpjegojë vetëm Sadri Abazi, por të rikthehemi te kompanitë që futën në xhep mbi 1 miliard lekë për pastrimin e Shkodrës me firmën e Benet Becit.

Kompania Alb Konstruksion, pjesë e kongrolmeratit të kompanive që kanë fituar tenderin administrohet nga Ejell Radohima, ishte këshilltare në Bashkinë Shkodër deri në maj 2023, ndërsa më e famshme është historia e njërit prej pronarëve të Karl Gega Konstruksion shpk , Shkëlqim Rakipaj.

Siç mëson Gazeta Jonë , Rakipaj rezulton të ketë qenë ortak me Mirel Mërtirit në skandalin me Albtelecom, ku kjo e fundit e dërgoi çështjen në Gjykatën e Larta duke fituar kundrejt kompanisë “Eden” shpk, ku Rakipaj kishte 40%, Mërtiri 35% dhe të tjerat një shtetas belg. Duket qartë që Rakipaj ka patur një rol të rendësishëm në kompani për aq kohë sa ka patur shumicën e aksioneve.

Sipas BIRN Albaina, Në mesin e vitit 2003, Albtelekom e akuzoi “Eden” se i kishte shkaktuar një dëm prej 260 milionë lekësh përmes një skeme asokohe popullore të devijimit të trafikut kombëtar dhe ndërkombëtar të telefonatave.

E përfaqësuar nga Mërtiri, “Eden” e kundërshtoi si të paligjshme ndërprerjen e kontratës nga Albtelekom dhe fitoi një sigurim padie në shkallë të parë dhe në Apel. Por një vendim i vitit 2004 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë i dha të drejtë Albtelekomit. [Vendimi i Gjykatës së Lartë]

Shkëlqim Rakipaj, ish-aksioner i Eden sh.a kujton se bashkëpunimi me Mërtirin nuk zgjati as një vit, ndërsa fajësoi kompaninë “Albtelekom” për konfliktet gjyqësore.

 “Albtelekomi na faturoi dy herë; edhe si abonentë edhe si operatorë, por u pagua kokërr më kokërr” tha Rakipaj në një bisedë telefonike.

I pyetur nëse “Eden” kishte pasur marrëdhënie biznesi edhe me kompaninë “Hermes”, Rakipaj u përgjigj se të gjithë operatorët kishin lidhje me njëri-tjetrin.

“Një klient i imi merrte në telefon një klient të një operatori tjetër. Ka qenë e pamundur të mos bëje biznes me njëri-tjetrin,” tha ai, ndërsa shtoi se kjo zgjidhej me kontrata mes palëve.

Skandali Arben Ahmetaj me “Hermes” dhe lidhja me Rakipajn

Në 24 Korrik të vitit 2000 Arben Ahmetaj krijoi Kompaninë “Hermes” që operonte në fushën e telekomunikacionit. Fillimisht ai është aksioner i vetëm dhe administrator. Më pas, tërhoqi në ortakëri emra të njohur që zotërojnë sot konçesione dhjetëra miliona euro.

“Hermes” ishte një ndër kompanitë “rurale” të telefonisë fikse që bënte interkonjeksionin me Albtelecomin e asaj kohe. Subjekti ofronte shërbimin në rrethinat e Tiranës dhe Durrësit. Një kompani që do ti siguronte Ahmetajt miliona dollarë fitime dhe një njollë të madhe korrupsioni. Një histori që me gjithë përpjekjet për ta mbuluar, vijon ta përndjekë. Por, le ti marrim gjërat me radhë.

Në 16 Gusht të vitit 2000, kompania e Ahmetajt regjistrohet në QKB. Edhe pse pa eksperiencën e nevojshme, vetëm dy javë më vonë, në 31 Gusht 2000 biznesmeni Ahmetaj arrin të sigurojë një kontratë të majme me Albtelecom për shkëmbimin e trafikut të telefonisë. Kontrata u firmos nga drejtori i atëhershëm i Albtelecom Dhimitraq Rafti, i konsideruar një prej njerëzve të afërt të Arben Ahmetajt dhe kryeministrit të kohës Ilir Meta.

Pas debateve dhe akuzave të shumta që shkaktoi aso kohe skandali i kontratës së interkonjeksionit me “Hermes”, Rafti do të shkarkohej nga detyra. Kontrata pasoi edhe nënshkrimin e 4 shtojcave. Këtu fshihet edhe abuzimi që favorizonte hapur kompaninë e Ahmetajt dhe i sillte shtetit dhjetëra milionë dollarë dëm. /Gazeta Jonë