
Adriana Matoshi është një nga emrat më të përfolur në rrjetet sociale.
“Guximi” i deputetes së Kosovës me veshjet jo pak herë është bërë temë diskutimi në mediat rozë. Mirëpo duket se aktroja është “moskokëçarëse” përsa i përket kësaj teme. Adriana Matoshi pavarësisht gjithçkaje vazhdon të shfaqet ekstravagante në Instagram.
Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një foto veshur me një palë pantallona të gjera në nuanca të ndryshme, dhe një krop tyli të zi, duke ekspozuar barkun.
“Gjithmonë vishem për “të vrarë”,-shkruan deputetja krahas postimit.