Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), duket se ka dështuar totalisht në përballimin e numrit të lartë të pasagjerëve duke bërë njoftime nga më të çuditshmet . Pasi shpërndau me pagesë nëpër media lajmin se kishin gjetur një çantë me 40 mijë dollarë (!!) dhe ia kishin dorëzuar të zotit, sot njoftojnë një perlë tjetër.

Përmes një postimi në Facebook TIA njofton qytetarët se nga dita e sotme dhe deri më datë 10 Shtator do të duhet të paraqiten 3 orë para nisjes në aeroport, për të bërë check-in.

Gjenden 40 mijë dollar në Rinas! ! Si u shpërnda me pagesë në media përralla banale se punonjësit e aeroortit nuk i vodhën 40 mijë dollar

Sipas njoftimit të TIA-s ky ndryshim bëhet për shkak të pasagjerëve të shtuar kohët e fundit me qëllim për të përmirësuar shërbimin e udhëtimit, por në fakt fshehin se janë komplet të paaftë dhe pa kapacitete për numër të lartë vizitorësh.

Njoftimi i Aeroportit Nënë Tereza:

Aeroporti Nënë Tereza dëshiron t’ju informojë për një përditësim në lidhje me procesin e check-in dhe sigurisë në Aeroport nga sot deri më 10 shtator.

Për të siguruar udhëtim të qetë dhe për të akomoduar pasagjerët e shtuar gjatë kësaj periudhe, do t’iu kërkonim të gjithë pasagjerëve të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes.

Ju lutemi, merrni parasysh kohën e mundshme shtesë që kërkohet për kontrollin e bagazheve, kontrollet e sigurisë dhe çdo rrethanë të paparashikuar që mund të zhvillohet.
Kjo masë synon të përmirësojë përvojën e përgjithshme të udhëtimit për të gjithë pasagjerët. Si gjithmonë, siguria dhe komoditeti juaj mbeten prioritetet tona kryesore. Duke mbërritur herët, ju na lejoni të kryejmë procedurat e nevojshme me shpejtësi dhe efikasitet. Faleminderit për bashkëpunimin dhe presim t’ju shërbejmë gjatë udhëtimit tuaj nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës./tvklan.al