Biznesi shqiptar është i dorëzuar përpara mungesës së fuqisë punëtore.
“Ministria po bën përpjekje të mira për të thithur dhe punonjës cilësorë nga tregu i huaj. Ajo që po ju jap si një e re e mundshme që do të ndodhë shumë shpejt është se jemi në përfundim të një kontrate me një shtet që ka punëtorë shumë të mirë, profesionalë, të cilët përfshijnë industrinë e turizmit dhe të veshjeve pse jo.
Kështu që përpjekjet tona në këtë drejtim krahas rritjes së cilësisë dhe perfomancës së punonjësve shqiptarë me rritjen e trajnimeve, do shkojmë te ideja e dhënies së mundësisë në treg për punonjës“-shprehet Albin Gega, drejtori i Përgjithshëm i Punësimit dhe arsimit profesional, Ministria e Ekonomisë.
Janë të përjashtuar automatikisht shtetasit nga Bangladeshi, Nepali, Sri Lanka dhe India sipas një memo të Ministrisë së Jashtme, ndërsa një nga vendet që po diskutohen për tu marrë janë Filipinet