Detaje të reja, nga arrestimi i Gentjan Gegës, kameramani i një televizioni të njohur në Tiranë është vënë në pranga pasi akuzohet se përndiqte një 23-vjeçare prej 10 ditësh.
Dyshja kanë pasur marrëdhënie sentimentale me njëri-tjetrin, shkruajnë mediat, por sipas dëshmisë së 23 vjeçares, 45-vjeçari së fundmi është fiksuar pas saj.
Gega është i martuar dhe me fëmijë, por të resë i dërgonte shpesh herë mesazhe në rrjetet sociale.
“Të dua, nuk jetoj dot pa ty“, shkruhet në njërin prej tyre, të cilin 23-vjeçarja e ka dorëzuar pranë pranë policisë dhe menjëherë krimi kibernetik ka nisur hetimet për të arrestuar 45-vjeçarin.
45-vjeçari banues në Tiranë, u ndalua pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit ‘Therat 3’.