Detaje tronditëse nga vrasja e dyfishtë në Shkozë.
Migena Sinani u vra më armë zjarri nga kunati i saj, Roland Sinani teksa ishte në e shtrirë në dhomën e gjumit.
Tronditës është fakti se pranë saj, ishte fëmija 2-vjeçar, ndërsa tjetri ishte në dhomën e gjyshërve.
Nëna e dy fëmijëve mbeti e vrarë në vend nga kunati, e më pas Roland Sinani vrau edhe veten në rrugën përballë banesës.
I shoqi i Migenës dhe vëllai i autorit nuk ishte në shtëpi, pasi ishte në punë duke qënë se punon taksist. Deri më tani raportohet se autori merrte mjekime për shëndetin mendor.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.