Çështjet, në të cilat përmbaruesit nuk zbatojnë procedurën siç duhet, janë të shumta. Ato kanë të bëjnë me vendime që lidhen me pronat, me llogaritë bankare por edhe me ekzekutimet e vendimeve që kanë lidhje me çështjet familjare.

Paligjshmëritë e përmbaruesve prodhojnë problematika të natyrave të ndryshme që afektojnë mijëra shqiptarë në vështirësi.

“Shpesh herë shkelja nuk ka të bëjë me çështjen por me procedurën se si ndiqet kjo çështje. Nëse përmbaruesi ka neglizhuar, ka shkelur afate nuk është sjellë mirë me palët dhe sigurisht ka tejkaluar afatet kur ka vonuar sekuestrot kur ka vendosur një sekuestro në kundërshtim me ligjin janë të gjitha objektet e këshillit përmbarimor që merr masën përkatëse”, u shpreh u shpreh Piro Lutaj/Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Përmbarimor.

“Çështjet që kanë të bëjnë me pronat dhe çështjet që kanë të bëjnë me takimin e fëmijëve apo për urdhrat e mbrojtjes për dhunën në familje. Këto janë çështjet më delikate dhe më problematike. Në pesë vitet e fundit shumë përmbarues shtetëror janë larguar nga puna për shkak të shkeljeve. Ndërkohë që e kundërta ndodh për përmbaruesit gjyqësor privat që duket se mund të bëjnë çtë duan me ligjin edhe kur tejkalojnë kompetencat”, u shpreh avokatja Vasilika Hysi.

“Prej 2018 ne kemi pasur objekt masash dhe ndëshkimesh madje largim nga shërbimi të një numri të konsiderueshëm përmbaruesish. Në 2018 -20, 2019-18, 2020 -14, 2021 -14, 2022 -15 përmbarues një numër shumë I madh por nuk kemi toleruar asnjë shkelje apo shqetësim që i sillet qytetarëve nga përmbaruesit. Shifrat që ju dhashë janë reali dhe shërbimi nuk e ka ndier mungesën e tyre por thjesht ka patur rritje të cilësisë së shërbimit”,u shpreh Piro Lutaj, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Përmbarimor.