Sulmi fizik ndaj një gruaje të moshuar në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, ka tronditur opinionin.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet derisa njëra nga punonjëset e kësaj shtëpie sulmon fizikisht të moshuarën duke e goditur me shuplaka.

Lidhur me këtë rast, Prokuroriri i Pejës, ka shkuar në vendin e ngjarjes. Ndërkohë infermierja e re është arrestuar nga autoritetet përkatëse.