Presioni i lartë atmosferik tashmë ka përfshirë Evropën qendrore i cili do të jetë i palëvizshëm për disa ditë duke na kushtëzuar mot të qëndrueshëm dhe rritje të temperaturave në territorin e Shqipërisë.

E Mërkurë, data 15 Shkurt 2023

Moti do të jetë me kthjellime në zonën veriperëndimore, përgjatë luginave në verilindje dhe Juglindje do të kemi fenomenin e mjegullës por edhe prani të ngricave. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 2- me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     -3/12°C
Zona e ulët         -1/17°C
Zona bregdetare 6/16°C