Gjatë paradites vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve pothuajse në të gjithë territorin. Sipas MeteoAlb, parashikohet pasditja të sjellë kalime vranësirash ku më të theksuara do të jenë përgjatë kufirit lindor, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.
Temperaturat e ajrit do të jenë kostante në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor-Juglindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.