Përshkallëzohet akoma më shumë gjendja. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u shpreh se Moska dëshiron të eliminojë kërcënimin e konfliktit bërthamor, pavarësisht rreziqeve të larta që ekzistojnë aktualisht dhe dëshiron të kufizojë të gjitha mundësitë e rritjes “artificiale” të këtyre rreziqeve. Paralajmërimi është i hapur dhe i qartë për Perëndimin.

“Ky është pozicioni ynë bazë, mbi të cilin bazojmë gjithçka. Rreziqet janë të rëndësishme tani. Nuk dua t’i rris artificialisht këto rreziqe. Shumë do ta donin. Rreziku është serioz, real. Dhe ne nuk duhet ta nënvlerësojmë atë. Moska do të vazhdojë bisedimet e paqes me Kievin.

Vullneti i mirë ka kufijtë e tij. Dhe nëse nuk është e ndërsjellë, nuk kontribuon në procesin e negociatave. Por ne vazhdojmë të negociojmë. Situata në Ukrainë do të përfundojë me një traktat, por përmbajtja e tij do të varet nga situata në fushën ushtarake”, tha Lavrov.