Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev është hedhur në sulm kundër ministrit francez të Financave Bruno Le Maire, i cili më herët tha se Parisi i ka shpallur luftë ekonomike Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.
“Ruajeni gjuhën, zotërinj,” shkroi në Twitter të martën Medvedev, i cili është zëvendëskryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.
“Mos harroni se në historinë njerëzore, luftërat ekonomike shpesh shndërroheshin në të vërteta” tha ai.
Më herët të hënën, Le Maire tha se vendi i tij dhe BE do të “fillojnë luftë totale ekonomike dhe financiare kundër Rusisë”.