Mbi gjysmë milioni civilë janë larguar nga Ukraina, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Bashkimi Evropian vlerëson se deri në 4 milionë njerëz mund të përpiqen të largohen nga vendi për shkak të pushtimit rus. Blloku ka lehtësuar rregullat e tij për refugjatët dhe thotë se vendet anëtare do t’i mirëpresin refugjatët me “krahë hapur”.

Refugjatët po kalojnë kufijtë drejt vendeve fqinje në perëndim, si Polonia, Rumania, Sllovakia, Hungaria dhe Moldavia. OKB-ja tha se mbi 500,000 ukrainas kishin hyrë në këto vende. Polonia ka pranuar deri më tani mbi 280,000 refugjatë, Polonia po përgatit gjithashtu një tren për të transportuar ukrainasit e plagosur dhe ka hartuar një listë me 1230 spitale ku ata do dërgohen.

Për sa i përket vendeve të tjera, OKB-ja thotë që nga e diela në mbrëmje Hungaria ka marrë 71.158 refugjatë, Rumania 43,184, Moldavia 41.525 dhe Sllovakia 17.648 civilë. Megjithatë, shumë njerëz kanë pritur prej ditësh për të kaluar në disa pika kufitare në radhë deri në 15 km të gjata dhe shumë nuk kanë mundur të hipin në trenat që i çojnë jashtë qyteteve të Ukrainës.

Në Poloni dhe në vendet e tjera në kufi me Ukrainën, refugjatët mund të qëndrojnë në qendrat e pritjes nëse nuk kanë miq ose të afërm ku mudn të shkojnë. Aty u jepet ushqim dhe kujdes mjekësor. Në Hungari dhe Rumani, refugjatëve u jepen pagesa në para për ushqim dhe veshje. Fëmijëve u jepen vende në shkollat lokale.

Vendet dikur kishin kufizime se sa kohë mund të mund të kalonin refugjatët në qendrat e pritjes, por shumica thonë se ka të ngjarë të heqin dorë nga to dhe se ukrainasit mund të qëndrojnë për aq kohë sa u nevojitet. Republika Çeke ka aktivizuar planin e saj të gatishmërisë për valët e migracionit. Plani do të ndihmojë refugjatët të aplikojnë për një lloj të veçantë vize përmes një procedure të thjeshtuar, në mënyrë që të qëndrojnë nëse është e nevojshme. Mbretëria e Bashkuar deklaroi se ukrainasit mund të vijnë në MB nëse kanë të afërm që janë shtetas britanikë .

OKB-ja vlerëson se ka të paktën 160,000 njerëz në Ukrainë që janë larguar nga lufta. BE beson se kjo shifër mund të rritet në 7 milion dhe se 18 milionë ukrainas do të preken nga lufta.