Blogerja Sara Berisha suprizoi ndjekësit me veprimin e saj në Instagram. Këngëtarja Beatrix Ramosjan ditën e djeshme ka publikuar një projekt muzikorë në bashkëpunim me Dj Geek. Pasi publikoi këngën shumë nga miqt dhe kolegët e saj e ripostuan këngën në Instagram.

Një nga ish-banorët e ‘Big Brother VIP’  që habiti ishte blogerja Sarah Berisha e cila e shpërndau këngën e Beatrixës në Instagram dhe shkruajti “Urime”.

Dy vajzat nuk kanë patur marrëdhënie të mira brenda shtëpisë pasi Beatrix ishte xheloze ndaj raportit të ngushtë mes Sarës dhe aktorit Donald Veshaj.

Pas daljes nga shtëpia ata janë shprehur se nuk kishin ndonjë hatërmbetje me njëra-tjetrën por nuk kishin asnjë kontakt. Por mesaduket Sarah e bëri hapin duke lënë të kuptojmë se nuk ka anjë hatërmbetje më mes tyre.