Vendi ynë paraqitet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura gjatë gjithë ditës, ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke sjellë rrebeshe afat shkurtra shiu në pjesën më të madhe të territorit, më të fokusuara në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, gjatë orëve të vona të mbrëmjes do të ketë përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke sjellë ndërprerje të shirave si edhe ri-kthim të motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rënie e lehtë pritet  në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°C.