Noizy dhe Gold AG duket se i kanë dhënë fund qejfmbetjeve mes tyre. Reperët janë pajtuar ditën e sotme dhe ka qenë pikërisht Arian Agushi që e ka bërë të ditur këtë lajm, duke ndarë një foto në Facebook.

Mesa duket djemtë kanë përfituar edhe nga muaji i Ramazit për të bërë paqe mes tyre. Nuk dihen nëse janë duke përgatitur një projekt muzikor mes tyre apo thjesht janë takuar për të sqaruar gjithçka me njëri-tjetrin.

Më herët, Goldi ka thënë se me Noizyn nuk është takuar prej një kohe të gjatë, ndërsa sherrin e bujshëm e ka konsideruar një budallallik.

“Nuk jemi takuar prej një kohe të gjatë. Inatin nuk ia kam, dhe nuk ia kam patur. Kemi patur një mosmarrëveshje, nga të dyja palët, edhe faji im edhe faji i tij.

Ndoshta shejtani na bëri të dy zi, sepse s’kemi patur as ara dhe as livadhe për të ndarë.

Ka qenë një budallallëk dhe vazhdoj ta respektoj. Madje edhe kur ka patur një pròblem në Prishtinë, edhe pas zënkës sonë më ka ardhur keq”, është shprehur reperi nga Kosova para disa kohësh në një interviste