Prej disa ditësh në rrjet është përfolur se Einxhel është shtatzënë dhe shkak u bë një status i Trixës, e cila i përmendte bebe çiftit teksa ata ndodheshin me pushime. Einxhel i mohoi thashethemet, por i ndezi sërish kur në urimin që i bëri Dagzit për ditëlindje shkroi: “Ne të duam”.
Dagz i ftuar në një intervistë për “Prive”, ka folur për herë të parë mbi këtë temë duke mohuar dhe ai lajmet se Einxhel është shtatzënë.

“Ka qenë Trixa dhe Monika live dhe unë me Einxhelin hymë për t’i ngacmuar pak. Në ato momente Trixa dhe Monika na thanë ‘hajde meqë jeni me pushime nisni një bebe’. Ok nuk është ide e keqe i shkruajta unë dhe pastaj u bë e madhe kur Trixa postoi atë statusin. Ne po bënim shaka dhe nuk e dinim që do transformohej kështu. Edhe Trixa na shkruajti nëse mund ta rregullonte meqë u bë shumë e madhe, por i thamë lëre se sidoqoftë nuk jemi kundër asaj pune, por kur të vijë, le të vijë”, tha Dagz.

I pyetur për urimin e Einxhelit, e cila shkroi “Ne të duam”, Dagz u përgjigj: “Edhe ky ka qenë nga ato muhabetet që ne nuk e mendonim që do bëhej e madhe, kështu që ça të them…”