Dy shokët kanë autizëm, por njëri prej tyre e paraqet atë jo verbalisht, ndaj nuk mund të flasë. Megjithatë, ata kanë arritur të kuptohen shumë mirë, edhe pse shoku i tij do të donte që ai të fliste.

Festat janë sidomos për fëmijët, që ata të marrin dhuratat që kanë dëshiruar prej muajsh. Për fat të mirë, prindërit që kanë burimet do të bëjnë çmos për t’u dhënë të vegjëlve të tyre atë që duan.

Megjithatë, ka raste të veçanta ku nuk bëhet fjalë për dhurata materiale, por fëmijët bëjnë kërkesa për të përmirësuar diçka në jetën e tyre të përditshme. Një shembull i kësaj është bërë nga Rafaeli. Ai shkroi një letër të veçantë për Krishtlindje.

Siç mund të lexohet në postimin e bërë nga nëna e fëmijës, Carina Dias Silva, në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, djali ka kërkuar që miku i tij, të fliste i cili gjithashtu është αutik, por jo verbal.

Letra e vogëlushit
“Dhe kjo ishte kërkesa e Krishtlindjeve e djalit tim Rafael. Kjo për t’i treguar botës se edhe njerëzit αutikë duan, kanë miq, ndjenja dhe dëshira”, ka shkruar nëna.

“Edhe pa folur me João-n, Rafa kupton gjithçka që shoku i tij dëshiron të thotë, sepse João flet me sytë e tij dhe Rafa e kupton me zemër”, shtoi ajo.

Është emocionuese të shikosh këta dy fëmijë me kushte të ngjashme të mbështetur tek njëri-tjetri dhe kanë krijuar një miqësi të mirë pavarësisht vështirësive.