Të lodhur nga rutina e përditshme e mbushjes së xhepave me paratë e popullit, dy eksponentë të spikatur të kësaj pune, janë bërë bashkë për të kaluar disa momente të gëzuara.

Bëhet fjalë për Tao Ballën dhe kryetarin e Bashkisë Fier, Armando Subashi.

Të dy këta individë kanë kënduar së bashku kengën “Bella Ciao”, kolonë zanore e serialit të famshëm të hajdutëve “Casa De Papel”.

Hajdutët nën tingujt e kësaj kënge bënin kërdinë në serial duke vjedhur shuma marramendëse.

Por duket se kjo këngë i shkon më së miri edhe dy politikanëve shqiptarë që pavarësisht se stonojnë si mos më keq, po e këndojnë gjithë qejf melodinë e hajdutëve. Rastësi?