Pas ngjarjes së rëndë, që ndodhi në Pejë, ka folur për “Shqipëria Live” në “Top Channel”, djali i saj, vëllai i dëshmorit Taulant Nura. Lidhur me rastin, ai tha se për momentin ia kanë lënë drejtësisë të merret dhe se nuk ka kontaktuar akoma me familjarët e infermieres që bëri gjestin e rëndë.
“Mua më morën në telefon. E rëndësishme për mua të vij këtu, se unë jetoj në Belgjikë, Nëna do qëndrojë me mua këtu në Kosovë, në Belgjikë do të shkojmë pasi të bëhen procedurat ligjore. E kam vendosur që nëna kurrë të mos jetë e tjetërkujt, përveçse e imja dhe e motrës sime”, tha djali i saj.