Rasti i rëndë i ndodhur në Pejë ku e moshuara u dhunua nga infermierja e azilit ku po qëndronte vazhdon të bëjë zhurmë dhe sot. Reperi i njohur Stresi ka reaguar së fundmi në rrjete sociale duke bërë me faj jo vetëm Aurona Pelajn, por edhe fëmijët e të moshuarës që e kanë braktisur në azil.

“E dënojmë shpirtërisht atë gjest në Pejë dhe le të marrë dënimin maksimal në bazë të Ligjit të Republikës së Kosovës, edhe unë kam nënë dhe nuk ka gjë më të shtrenjtë se nëna, por keni parasysh diçka.

Nëse e do prindin kurrë mos e braktis duroje siç të ka duruar ajo dhe një prind nuk e meriton të braktiset por ta duash e ta respektosh deri në fund të jetës, unë në këtë parim jam rritur besoj dhe shumica e shqiptarëve kështu që fajin më të madh e ka ajo vajza që përdori dhunë dhe si falet, por faj ka edhe fëmija që e braktis nënën e vet”, ka shkruar reperi.