Gjatë konferencës së zhvilluar sot me gazetarët, Lulzim Basha u pyet nëse ka takuar ndonjë nga ambasadorët e huaj në vendin tonë.
Basha tha se ka takuar disa, dhe se marrëdhëniet me ndërkombëtarët janë 100% të shëndetshme, por tha se nuk do të japë një emër, pasi janë takime pune private, dhe se nuk do t’i shfrytëzojë për interes mediatik.
Pjesë nga diskutimi:
Gazetari-Si e gjykoni faktin që asnjë ambasador nuk ju ka takuar në cilësinë e kryetarit të partisë?
Basha-Ku e dini ju
Gazetari-Po ma bëj publik një takim me një ambasador
Basha-Dje
Gazetari-Kush
Basha-Është informacion që nuk e shfrytëzoj për interes mediat, është një nga ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë… Pardje, para 4 ditësh, para 6 ditësh…
Gazetari-Ju kanë takuar këtu, apo keni shkuar ju?
Basha-Zotëri takime private, janë takime private, takime pune, lëreni këtë se nuk ju nxjerr asnjë gjë. PD nuk është e izoluar, ka marrëdhënie 100% të shëndosha me faktorin ndërkombëtarë.