“Unë nuk e kam mohuar asnjëherë përfshirjen time në politikë dhe se kuptoj pse është krijuar ideja që qasja e përfshirjes në politikë është parë gjithmonë në konotacionin e keq në Shqipëri.” Aktori Gentian Zenelaj ka konfirmuar mundësinë për tu përfshirë në politikë gjatë një interviste televizive.
Spontan dhe me humor, Genti për afro 30 minuta në program, ka treguar gjithçka në lidhje me jetën dhe profesionin e tij. Lezha dhe lidhja e fortë me të, miqësia, karriera, familja e deri te projekti i fundit filmik “Dashuri dhe Turbulenca”.
“Arritëm të realizonim një ëndërr shumë të madhe që e kishim në sirtar. Tani filmi ka dal dhe jam i lumtur që kisha kolegë të mrekullueshëm në këtë projekt duke përfshirë Behar Merën.”
Genti zbulon se ka nisur puna për pjesën e dytë të filmit, ndërsa tregohet i rezervuar me detajet. Edhe pse prej shumë vitesh nuk luajnë më të tre me grupin e tyre të famshëm të humorit “The SHBLSH”, Zenelaj e kujton me nostalgji bashkëpunimin me Ermal Mamaqin dhe Julian Dedën.