Tensioni mes Julian Dedës dhe Egla Cenos vijon të jetë i lartë, ndërkohë që prej fillimit dy aktorët nuk kanë mundur që ta gjejnë dot gjuhën e përbashkët. Gjatë mbrëmjes së djeshme Egla ka paralajmëruar se do të japë gjatë prime-t të ditës së martë një informacion që do të sjellë skualifikimin e Julit si lojtar.
Sipas saj, ai ka thënë një frazë që atë e ka fyer si femër dhe se një gjë e tillë nuk mund të tolerohet.
“Të martën unë do të komunikoj, çfarë kam ndërmend të komunikoj dhe ai njeri nuk llogaritet më as lojtar. por as si njeri më, sepse ai ka ofenduar një gjë shumë të rëndësishme në mua, që është femra. Mua të më thuash do heq brekët që të kënaqesh, unë kam vëllezër, kam personalitetin tim, kam moshën time, unë nuk jam çupëlinë.
Ai është burrë familje, dhe ai e ka fituar Big Brotherin e vet, më bëri mua për të qarë. Unë u qetësova nga lotët që derdha, nuk më vjen turp që qava, nuk më vjen zor për këtë, unë atë ndjej atë bëj. Të qash do shumë guxim, nuk është dobësi, nuk është për mua se bëra një figurë te keqe se qava. Ai thjesht e fitoi Big Brother e vetë, do më hiqte dhe brekët e veta, që ta shihja unë dhe të kënaqesha. Mua sot nuk më dilte e keqja”, u shpreh Egla.
“Më ra bota në kokë kur më tha atë fjalë, mu errën sytë. Më ishte afruar Vini që kishte dashur që të më largonte nga aty. Nuk e kuptoj as këtë sjelljen e tyre. Hajde të marr unë ty andej se kështu apo ashtu”, tha Egla.
Ajo shprehet se Julin nuk e njihte nga jashtë personalisht, megjithëse nuk e priste një sjellje të tillë nga ana e tij.