Olsi Bylyku ka treguar se e ka gjetur emrin e djalit të tij. Ai tregon se emri ka lidhje me diellin dhe me notën muzikore “sol”.

Teksa Rozës i ka pëlqyer emri Sol, ajo  e ka pyetur Olsin lidhur me lajmet e fundit që qarkulluan në portale për lidhjen  e  tij me një gazetare të njohur.

Olsi nga ana tjetër iu ka përgjigjur Rozës me një pyetje duke thënë “Unë jam lidhur?” si në shenjë habie duke mos dhënë një përgjigje.

Kujtojmë që këngëtari nuk ka shume kohë që i dha fund lidhjes me këngëtaren Egli Tako, ndarje kjo që bëri bujë në rrjet.

Olsi: E kam menduar një emër

Roza: He si…

Olsi: Sol. Edhe nota edhe diell edhe ka shkronjat e njëjta me mua.

Roza: Mirë emrin e djalit po me mamin çfarë bëhet? Dolën portalet sikur ishe lidhur me dike.

Olsi: Jam lidhur unë?