Me anë të disa postime në rrjete sociale, Roza Lati ka treguar se është përndjekur në rrugët e Tiranës, nga persona që për më tepër kanë guxuar dhe t’i afrohen.
Moderatorja i ka konsideruar “psikopatë” dhe është shprehur se është gati të bëjë denoncim në polici.
“Ndërkohë unë rri në Tiranë me psikopatë nëpër këmbë. Jam gati të bëj denoncim për përndjekje dhe të degjeneroj publikisht disa psikopatë që guxojnë të më afrohen. Më duket pjesën e lajmeve do e mbuloj unë këtë korrik. Të qenurit person publik, i ka të tilla tripa.
Me psikopatët dhe familja e tyre çdo thonë kur t’i ngrej zgupthi me shtet dhe privatësi? Jam kaq e lodhur nga nervat, prandaj shoh punën time. Por më duket se ka ardhur koha të shoh pak dhe punën e të tjerëve”, ka shkruar Roza në Instastory.