Moderatorja Einxhel Shkira ka shpëthyer ndaj njerëzve në rrjetet sociale që fyejnë dhe ofendojnë. Me anë të një Instastory, Shkira e revoltuar ka deklaruar se njerëzit e tillë duhet që të bëjnë diçka më produktive me jetën e tyre. Po ashtu ajo ka shtuar se nuk mund të rrijë indiferente ndaj padrejtësive.

“Kjo është hera fundit që do flas për Ju! Jo se jeni të rëndsishëm për mua jo,se oksigjen s’më jepni ju, as mbi shpin s’më mbani as buke s’më jepni…Jeni thjesht njerëz vërdall. Njerëz që i këshilloj të bëjnë diçka me jetën e tyre,të merren me një hobi tjetër vec vjelljes vrer ne IG ndaj njerzve që sju lidh asgjë, përveç një butoni që e bëni ‘follow/unfollow. Për të mirën tuaj pastroni shpirtin nga kjo energji kaq negative dhe toksike sepse jeni të helmatisur deri në palc. Dhe për ata që më thonë pse merresh: Sepse kjo jam unë. Sepse unë s’pranoj dot në heshtje t’më kalojnë si maune padrejtsie sipër vetes e mos lëshoj zë, sepse unë flas kur më shqetëson diçka, sepse unë refuzoj të mbaj gojën që mos dukem keq te ju, refuzoj të fsheh zemerimin tim dhe pranoj të tregoj kush jam sepse unë se bëj për t’ju impresionuar juve! Jetoj për qëllime më të larta se aq dhe uroj që veç më lart t’ju shoh të gjithëve. Por mos më kërkoni të jem indiferente kur më bëhen padrejtsi apo kalohet çdo lloj caku sepse nuk e zgjodha këtë lloj jete që të hesht, e aq më pak për t’ju pëlqyer juve”, ka shkruar ajo.

Leave a Reply