Reperët shpesh vendosen në qendër të vëmendjes ose përmes teksteve të forta, ose përmes deklaratave të bujshme dhe ofendimeve madje edhe nga sherret që bëjnë mes tyre për shka të inateve të vjetra.

Feronit Shabani i njohur thjesht si Fero ka zgjedhur këtë të dytën në një kohë kur duket se në muzikë nuk po arrin suksesin e pretenduar. Reperi i njohur ka komentuar publikisht Rigels Rajkun, i njohur me emrin Noizy, në rrjetet sociale. Gjithaçka nisi pas një postimi në Instagram të personazhit të njohur të rrjeteve sociale, Aleks Visha.

Ky i fundit ka raport të mirë miqësor me Noizyn dhe me Stresin. Visha ka publikuar një foto të Noizyt së bashku me babain e tij, krahas së cilës shkruan: “Thuani mendimin tuaj.” Vëmendja është përqendruar në seksionin e kometeve, ku ka shkruar edhe reperi Fero. Ky i fundit ka lënë disa komente me shkronja veçmas duke ua lëne fansave në dorë interpretimin.

Siç shihet në videon më poshtë, që po qarkullon në TikTok, ndjekësit i kanë bashkuar “shkronjat” që Fero la në komente për Noizyn, duke nxjerrë në përfundim frazën ofenduese: “P*dh mashkull.”